Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Avokat Ngjela dhe Myftiu Gurra bejne paqe, takohen dhe sqarohen reciprokisht

ShkodraWeb 8 September, 2017
ngjelagurra
Deklarata e avokatit Spartak Ngjela se myftiu i Tiranës duhej arrestuar, mori dhenë, në kulmin e debatit mbi “mbulim” e statujës së Skënderbeut gjatë faljes së Bajramit. “A kanë forcë shqiptarët të arrestojnë dhe të dënojnë myftiun Ylli Gurra? Ky është një barbar osman tipik si myftiu Musa Qazimi i Esad Toptanit. Një osman barbar na quan turq ne shqiptarëve që jemi populli më i vjetër i Europës, pasardhës të Aleksandrit të Maqedonisë; Pirros së Epirit, Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Fan Nolit Gjergj Fishtës dhe të shënjtores së madhe Nënë Tereza?
Nëse kjo prokurori e dominuar nga hordhitë otomane Berishë- Beograd, nuk respekton Kodin Penal për fyerje të tharmit shqiptar nga një barbar, kjo do të përbëjë krim që do ta ndjekë vetë prokurorinë e sotme kompetente shqiptare, menjëherë sa të formohet SPAK”,-tha Ngjela dy ditë më parë.

Shqiptarja.com ka mësuar se pas këtyre deklaratave, myftiu i Tiranës, Gurra dhe avokati Ngjela kanë pasur një takim së bashku, takim i cili ka bërë që avokati të tërhiqet nga qëndrimi i tij fillestar.

“Ai më tha se nuk e kishte thënë kurrë që ‘shqiptarët janë turq”. Në rregull i thashë. Nëse është kështu unë tërhiqem nga aksioni im për të bërë padi. I thashë se kisha dëgjuar imamët e tij ta thoshin me zë këtë.

Atëherë ai prapë krijoi rezervën e vetë dhe më tha: Nuk janë imamë zyrtarë. Janë të vetëshpallur imamë. Unë nuk mbaj përgjegjësi për ata që janë vetëshpallur imamë dhe kanë hyrë në një xhami që nuk është në strukturën time, të Komunitetit Mysliman”. Dhe këtu kishte të drejtë”,-thotë avokati sot, pas takimit me myftiun Gurra.

Pas ndezjes së debatit mbi “mbulimin” e bustit të Skënderbeut, Myftiu Gurra, edhe pse i kërcënuar me jetë, mbajti një qëndrim publik ku tha se “motrat dhe vëllezërit e krishterë i garantoj se nuk ka qenë asgjë e qëllimtë.

Feja islame e ka mision po aq të shenjtë sa myslimanizmin, edhe nderimin dhe promovimin e figurave që kanë bërë kombin”.

Disa ditë më parë, Gurra dhe Ngjela u përfshinë në debat për çështjen e ‘mbulimin’ të monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së Bajramit ditën e premteSpartak ku Ngjela, nëpërmjet një postimi në facebook e cilësoi si “palaço”, ndërsa kërkoi edhe arrestimin e tij.

Pas kësaj Gurra deklaroi se avokati do të përballet me drejtësinë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: E PADEGJUAR/ Gjenden 16 milion dollare ne shtepine e ish- ministrit
Artikull pasardhës: 65- vjecarja nga Serbia e martuar ne Malesi te Madhe tenton vetevrasjen

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.