Vetem 3 dite perpara fillimit te vitit te ri shkollor, Sindikata e Arsimit Rajoni Shkoder ka hedhur akuza drejt sistemit arsimor dhe Drejtorise se Arsimit ne Shkoder. Arjan Peraj thote se ka patur disa ankesa nga mesuesit, se po punohet me dy standarte dhe me diferencime të dukshme në lidhje me ngarkesen mësimore dhe me numrin e nxenesve sidomos me klasat e para. Per kete Peraj apelon ndaj Drejtorise Rajonale te Arsimit qe te marre masat e duhura, ne te kundert sindikata do te nise protestat.
Sipas sindikates ky eshte një veprim që rrezikon vendet e punës dhe cenon pagat e mësuesave ndaj, drejtuesit sindikalist të Aleances Sindikale në çdo shkollë të evidentojnë çdo rast dhe të informojnë me përgjegjësinë e gjithseicilit prej në mbrojtje të së drejtës kushtetuese për të drejten e punës. /rozafa.tv/