Edhe studiuesi dhe intelektuali i njohur shqiptar Moikom Zeqo eshte perfshire ne polemikat lidhur me mbulimin e monumentit te Skenderbeut ne Tirane diten e Kurban- Bajramit. Zeqo ka reaguar permes nje statusi ne Facebook, ku shkruan shkurt: “Miqtë e mi shqiptarë. Si mundet vallë që të mbulohet skulptura madhështore e Skënderbeut ditën e një feste fetare? Si mundet, si mundet… zgjohu nga gjumi vetëdije e kombit shqiptar. E pabesueshme, por e vërtetë. Kujt vallë i vjen turp dhe është alergjik nga figura semantike dhe mbarëkombëtare e Skënderbeut?!”. /ShkodraWeb/