Një ngjarje e rëndë brenda familjes tronditi sërish vendin të premten e 6 gushtit, këtë herë në Librazhd. Familja Gjokola ka përjetuar t.merrin pas lajmit se kryefamiljari, Daut Gjokola, 53 vjeç, i ka marrë jetën duke e m.asakruar me t.hikë, 15 herë, brenda banesës së tyre, bashkëshortes, Luljetës, katër vjet më të vogël se ai.
49-vjeçarja humbi jetën në spital, pas p.lagëve të shumta që kishte marrë, thanë burimet e policisë. Pas aktit të rëndë, burri, në kushte të rënduara psikologjike, është hedhur nga kati i katërt i apartamentit të tij, në lagjen “Shkumbin”, Librazhd.
Sakaq, janë zbardhur të tjera detaje të mësuara nga fqinjët e familjes, që kanë parë e dëgjuar fragmente të ngjarjes, dhe thirrën policinë.
“Mësohet se çifti Daut dhe Luljeta Gjokola janë parë nga fqinjët të ngjiten të qetë në ashensorin e pallatit ku kishin apartamentin, ndërkohë që djali i tyre, Eduard Gjokola, 26 vjeç ka shkuar në banesë pak pas orës 22:00. Burime nga grupi hetimor thanë se djali rezulton të ketë mbërritur në banesë si zakonisht dhe nuk ka kuptuar se mes prindërve kishte ndonjë tension. Ata kanë qenë në dhomën e tyre të gjumit kur ai nga kuzhina ku ndodhej duke parë televizor ka dëgjuar ulërimat e nënës së tij.
I alarmuar ka hyrë në dhomën e prindërve dhe aty ka gjetur nënën e mbuluar me g.jak dhe që të dy ulërinin për ndihmë. Zhurmat e mëdha kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për ndihmë dhe kanë njoftuar policinë. Ata (fqinjët) janë përballur me k.rimin monstruoz, ndërsa menduan se gruaja kishte pësuar ndonjë aksident dhe e kanë transportuar në urgjencë. Ndërkohë që djali i çiftit në një gjendje të rënduar psikologjike i binte murit me kokë. (Aktualisht gjendja e 26-vjeçarit është e rënduar psikologjikisht dhe ka qenë e pamundur marrja e tij në pyetje).
Vetëm pak minuta më vonë në banesën ku ndodhi ngjarja ka mbërritur policia, e cila ka gjetur në dhomën e gjumit djalin me babain, ndërkohë që ky i fundit sapo ka dëgjuar emrin e tij ai nuk është përgjigjur. Në një gjendje shoku, Daut Gjokola ka bërë disa hapa pas dhe ka hapur derën e ballkonit dhe është hedhur nga kati i 4. 53-vjeçari ka gjetur v.dekjen e menjëhershme”, shkruan BW.