Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

19 vjet nga krijimi i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Veriut, një nga gurët e themelit të medias shqiptare

ShkodraWeb 5 December, 2021
ugpv albania 19 vjet

19 vite më parë, një grup i vogël gazetarësh në Shkodër, ndërmorën nismën për krijimin e një shoqate të kësaj ketegorie. Ishte një periudhë jo e lehtë për të zhvilluar këtë profesion dhe natyrisht, qëllimi kryesor i shoqatës do të ishte mbrojtja dhe shprehja e të drejtave dhe interesave të gazetarëve por edhe punonjësve të medias në përgjithësi.

Me 5 dhjetor 2002, në Shkodër nisi jetën e vet Unioni i Gazetarëve të Veriut (UGV), i cili pas një viti do të ndryshonte emrin në Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut (UGPV Albania). Duhet pranuar se impakti i shoqatës ishte mjaft pozitiv dhe brenda një kohe të shkurtër, krijoi degë dhe kontakte në të gjithë hapësirën gjeografike nga Tirana e lart.

ugpv albania 2
ugpv albania 4
ugpv albania 1
ugpv albania 3

Shoqata u akreditua/prezantua zyrtarisht në të gjitha institucionet vendore dhe kombëtare si dhe në përfaqësitë diplomatike në vend. UGPV Albania ishte e para në Shqipëri që ndërtoi faqen e vet të internetit, si një mundësi konkrete transparence por edhe urë komunikimi me kolegët brenda e jashtë vendit. Nisën kontaktet me Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe me Federatën e Europiane të Gazetarëve si dhe me shoqata homologe në vend të ndryshme.

Në bashkëpunim me organizma të ndryshëm profesionalë, shoqata ndërmori një sërë trajnimesh për antarët e saj në Shkodër, Tiranë por edhe jashtë vendit. Paralelisht, ishte një zë i fortë i gazetarëve dhe punonjësve të medias përballë strukturave të shtetit që cënonin misionin që ata kishin.

ugpv albania 9
ugpv albania 12
ugpv albania 10
ugpv albania 11
ugpv albania 13
ugpv albania 14

Falë mbështetjes së miqve dhe donatorëve, u bë e mundut të krijohet edhe gazeta “Veriu Observer”, e cila nxorri vetëm pak numra të saj. Në bashkëpunim me Profesor Doktor Hamit Boriçi, president nderi i shoqatës, u bë e mundur të botohet “Fjalori Enciklopedik Gazetarë dhe Publicistë Shqiptarë” (2005), deri tani i pari dhe i vetmi i këtij lloji në hapësirën mbarë shqiptare.

Po ashtu, UGPV Albania dhe  sidomos Profesor Doktor Hamit Boriçi, kanë dhënë kontributin e tyre edhe në çeljen e degës së Gazetarisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Me ndermjetësimin e e tij, UGPV Albania angazhoi Profesor Boriçin që nga takimet konsultative deri në përgatitjen e kurrikulave të para të kësaj dege.

UGPV Albania ka kërkuar gjithmonë njohjen si profesion të gazetarisë. Që në krijimin e vet, ajo ka kërkuar një ligj tip “Urdhri i Gazetarit”, si një instrument në duart e njerëzve të medias për të përmirësuar kushtet e punës, për të siguruar më shumë pavarësi por edhe standarte më të larta profesionale. Kjo, pasi ishim dhe jemi të bindur se vetërregullimi nuk mund të jetë efikas pa mbështetjen në një ligj. Përmes hapësirave mediatike në dispozicion, kemi zyrtarizuar propozimet tona edhe në instancat më të larta shtetërore por pa patur asnjë reagim prej tyre.

ugpv albania 7
ugpv albania 8

Mund të shkruajmë më gjatë, por sot nuk është dita. Sot thjeshtë duam të kujtojmë të gjithë ata që 19 vjet më parë, nisën një rrugëtim me UGPV Albania duke i besuar një ëndrre. Natyrisht, të paret ishin edhe më të rëndësishmit: Erzeni, Taulanti, Anila (RIP), Sokoli, Zefi, Blerti, Rifati, Ardi, Gjovalini, Alda, Armiri, Vaseli, Brunilda por edhe të tjerët që iu bashkuan më pas ëndrrës tonë si Elvisi, Besi, Dorjani e shumë të tjerë të cilëve u kërkojmë ndjesë nëse nuk po i përmendim të gjithë.

Sot, të gjithë ata që e themeluan por edhe të tjerë që ishin anëtarë të kësaj shoqate, kanë të drejtë të ndjehen krenarë. Të paktën një gur e vendosën në themelet e medias shqiptarë. Ndërsa gazetarë e punonjës të medias, anëtarë të UGVP Albania, vazhdojnë të japin kontributin e tyre të çmuar në televizione, radio, portale dhe kudo. UGPV Albania e ka regjistruar tashmë emrin e vet në historinë e re të medias së pas vitit 1990. Edhe pse pa shumë “bujë”, misioni vazhdon… /Deklartë për mediat e UGPV Albania/

ugpv albania 5
ugpv albania 6

Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut boton për here te pare Fjalorin Enciklopedik

Pas një pune mbi 2-vjeçare, nje staf shume kompetent dhe profesional i ka dhënë jete te parit fjalor enciklopedik “Gazetare dhe publicistë shqiptare”. Një merite te jashtëzakonshme ne këtë risi ne median shqiptare ka organizatori dhe drejtuesi i këtij stafi, prof.dr. Hamit BORICI, një nga pedagoget e pare te gazetarisë ne Shqipëri, “Anëtar Nderi” i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) me qendër ne Shkodër. Një hulumtues shume kembengules dhe sistematik, prof. Borici i ka dhuruar jo vetëm gazetarisë shqiptare, por edhe kombit tone një visar te paçmuar dhe unikal ne llojin e tij.

Ne faqet e këtij libri, gjenden figurat me te njohura te gazetarisë shqiptare qe nga fillimet e këtij profesioni sa fisnik, aq edhe impenjativ dhe i vështirë. Sigurisht, sado te mundohemi te përcjellim atë qe gjendet ne faqet e këtij botimi, është shume e vështirë pa patur ne dore Fjalorin Enciklopedik “Gazetare dhe Publicistë Shqiptare”. Puna e bere, përfshin një hapësirë voluminoze jo vetëm ne kohe, por edhe ne shtrirje gjeografike. Përfaqësues dhe drejtues te mediave te ndryshme, te shkruara apo elektronike nga Shqipëria, Kosova, Diaspora, Maqedonia etj., janë te pranishëm me aktivitetin e tyre. Thuajse te gjithë personazhet e këtij libri, përveç se me biografinë e tyre jetësore e profesionale, janë te pranishëm edhe me foto.

Libri ne fjale, vjen si një botim i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV), i cili iu përgjigj menjëherë ftesës qe iu be nga kryeredaktori i këtij botimi, prof. Dr. Hamit BORICI. Duhet thënë se ky libër, i shtohet tashme botimit te nisur dhe qe shume shpejt do te vijoje i gazetës “VERIU”, organ i kësaj shoqate. Ne ambiciet për te ardhmen te UGPV-se është vijimi i aktivitetit ne fushën e botimeve, jo vetëm te librave apo te gazetës, por edhe te shume materialeve te tjera qe nxjerrin ne pah punën e gazetareve te kësaj treve.

Nuk mund te leme pa përmendur dhe falënderuar publikisht edhe atë qe mundësoi botimin e këtij fjalori, Albtelekom sh.a. dhe ne mënyre te veçante drejtorin e përgjithshëm, Ferhat LLUKACEJ. Qe ne momentet e pare te aplikimit te projektit te përbashkët te UGPV-se dhe te prof. Boricit, Albtelekom dhe drejtori Llukacej, u treguan mjaft dashamires duke mbështetur këtë nisme nga ana financiare.

Ndërkohë, sqarojmë te gjithë ata qe për një arsye apo tjetër, nuk e kane gjetur emrin ne këtë botim, se mënyra e përfshirjes se përfaqësuesve te medias, ka qene pak e shume vullnetare. Kështu, përmes mediave, është njoftuar për mundësinë e botimit te Fjalorit, ndërsa është dashur te plotësohet një formular me shkrim apo edhe me internet. Ne këtë kuadër, ka qene vete prof.

Borici por edhe pjesëtare te tjerë te stafit te tij, qe kane kontaktuar edhe direkt me gazetare apo drejtues mediash te spikatur për këtë qellim. Gjithsesi, stafi i këtij botimi, mendon se ky është vetëm hapi i pare. Shume shpejt do te startoje puna për rifreskimin e Fjalorit. Megjithatë, jemi krenare qe përkrah emrit te nderuar te prof. Boricit si kryesues i grupit te punës ne këtë botim, edhe Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut ka regjistruar emrin tij ne këtë botim unikal ne llojin e tij.

Për te gjithë ata qe duan te kenë një visar te çmuar ne bibliotekën e tyre, libri tashme është ne te gjitha libraritë kundrejt një çmimi simbolik 1000 leke.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: E RËNDË – 42 vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Artikull pasardhës: 53 vjeçari përplas me mjetin e tij një shtetas, humb jetën në vendngjarje 67 vjeçari nga Tirana

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.