Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

19- vjecarja kosovare e lenduar nga shperthimi ne Velipoje, niset per Tirane

ShkodraWeb 29 July, 2017
19-vjeçarja, Saida Spahija e cila mbeti e lënduar dje nga zjarri që shpërtheu në një restorant në Velipojë, është dërguar nga spitali i Shkodrës, në QSUT, Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune.
Një ditë më parë gjendja shëndetësore e të resë paraqitej e stabilizuar, por gjatë natës ka pasur probleme me sytë të shkaktuara nga djegia.
Për këtë shkak është dashur transportimi i saj drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. 19-vjeçarja ndodhet në repartin e djegie-plastikës në QSUT, ku po mbahet në kujdes intensiv nga mjekët.
Saida Spahija mbeti e lënduar pas flakëve masive që përfshinë restorantin në katin e parë të kompleksit “Fishta”. Shkak për zjarrin u bë rrjedhja e gazit në depozitën e vendosur nëntokë e cila rezultoi pas ekspertizës së ISHTI se ishte mbuluar me rerë e jashtë çdo standardi sigurie.
Zjarri në Velipojë, Prokuroria nis procedim, dy akuzat
Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal pas zjarrit që përfshiu dje një restorant në kompleksin “Fishta” në Velipojë.
Shkak për zjarrin e përmasave të mëdha u bë rrjedhja e gazit nga depozita e vendosur nëntokë. Flakët u përhapën menjëherë në të gjithë restorantin duke lënduar rëndë katër persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.
Sipas organit të akuzës, deri tani ka dy pista ku po përqendrohen hetimet për “shkatërrim prone nga pamundësia” dhe “shkelja e rregullave të sigurisë teknike”.
Burime nga prokuroria bënë të ditur për Report Tv se “jemi në pritje të ekspertizës nga shërbimi zjarrfikës”. Sipas prokurorisë, në hetime do përfshihet dhe veprimtaria e inspektorëve të ISHTI.
Do verifikojmë nëse është kontrolluar apo jo bombola nga inspektorët e ISHTI. Depozita s’duhet të ishte vendosur aty.
Shpërthimi i djeshëm në ambientet e brendshme të restorantit shkaktoi lëndimin e katër personave, mes të cilëve edhe pronarin Besnik Zejnuni e djalin e tij Hektor Zejnuni. Ata ndodhen në gjendje të rëndë në QSUT në repartin e djegie plastikës.
Prokuroria thekson gjithashtu se as në Polici dhe as në Prokurori nuk ka kallëzim nga ISHTI që subjekti “Fishta” ka shkelur rregullat teknike me cisternën e gazit 1 mijë litroshe. /Shqiptarja.Com/

Post navigation

Previous: Julian Deda ka nje mesazh publik per deputetet e “Republikes se re”
Next: Shperthimi ne Velipoje, mjeket: Gjendja e babe e bir kritike, duhet te presim edhe 24 ore

TË FUNDIT

full hd.04_50_31_12.Still069

VIDEO – Bashkia Malësi e Madhe vlerësohet “Thesar Natyror Poetik i Botës për vitin 2026” nga UTD…

ShkodraWeb 22 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.