Biçikleta është mjet i dashur dhe mjaft i përdorur në Shkodër, por jo aq shumë mesa duket në Vau- Dejës. Një 17- vjeçar që ka qënë duke udhëtuar me biçikletë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Sipas policisë ai ka pësuar mjaft dëmtime, teksa i është dashur të shkojë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
“Më datë 05.06.2018, në rrugën e fshatit Hajmel, shtetasi M.V., vjeç 17, banues në Vau i Dejës, duke udhëtuar me biçikletë ka humbur kontrollin, është rrëzuar duke pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim”, thotë policia në komunikatën e saj.