Dje u shënua rasti i parë publik i kapjes së 38 rrënjëve kanabis sativa në rajonin e Shkodrës. Nuk ka vonuar dhe sot është shfaqur rasti i dytë, këtë herë në Pukë. Policia bën me dije se janë gjetur 30 rrënjë në një zonë të pyllëzuar, natyrisht pa pronar. Megjithaë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit të mundshëm, thotë policia.
“Më datë 06.06.2017, në fshatin Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, në vendin e quajtur “Lahi i vogël”, zonë e pyllëzuar, gjatë kontrollit të territorit në një parcelë u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 30 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë. Neni 284 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.