![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/07/kpk-vat-staka.jpg?x28643)
Konfirmohet në detyrë Prokurori i Shkodrës, Vate Staka. Nga hetimi që zhvilloi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Staka ka rezultuar i pastër në tre kriteret për pasurinë, pastërtinë dhe aftësinë profesionale.
Staka zotëron një banesë prej 103 metra katrorë dhe tokë në Shkodër. Ndërkohë DSIK ka raportuar se figura e prokurorit është e pastër dhe nuk ka pasur kontakte me persona të papërshtatshëm.