![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/06/marcela-shehu-kpk.jpg?x28643)
Mungesa e Arta Markut në seancën e sotme të KPK ka rënë në sy dhe Kryesuesja e seancës Genta Tafa Bungo ka kërkuar nga avokatja e kryeprokurores sqarime për mos paraqitjen në këtë seancë.
Sakaq, vëzhguesi i ONM Teo Jacobs, ka shprehur keqardhje për ketë mungesë, teksa ka dashur të bëhej debat për një nga cështjet e ngritura në seancë, që i referohet kohës që zonja Marku ka qenë prokurorë në Shkodër në vitin 2016 dhe ka kërkuar arrest me burg per nje shtetas me inicialet A.B. qe akuzohej per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Kjo mase vleresohet si ekstreme, tha relatorja.
Avokatja e Markut tha “i qendrojme gjetjeve te KPK nuk kemi kundershti”.
Kryesuesja Genta Tafa Bungo: Dua te di arsyet e mungeses se zonjes Arta Marku ne seance.
Avokatja: Zonja Marku e pa te arsyeshme qe une te ndodhesha ketu ne vend te saj.
Kryesuesja: Po, per arsye personale nuk pergjigjem me tej.
Perfaqesuesi i ONM Jacobs: Jam i zhgenjyer qe nuk eshte e pranishme. Doja te benim nje debat. Dua te bej disa komente per nje nga ceshtjet qe u diskutua ketu. Une shoh qe ne kete ceshtje ku nje drejtues eshte ndaluar teksa drejtonte mjetin ne gjendje te dehur, kur subjekti ishte prokurore. Une nuk e mbeshtes konsumin e alkoolin teksa drejton mjetin, por subjekti Arta Marku ka vite qe eshte prokurore, besoj se ajo e ben dallimin mes kriminelit dhe shkelesit te ligjit. Jo cdokush qe shkel ligjin eshte kriminel. Ne ne Belgjike dhe ne Itali ata qe perfundojne ne paraburgim me shume mundesi edhe denohen. Ketu ne Shqiperi vetem nje perqindje e vogel e atyre qe jane ne paraburgim marrin denim me burg, ndaj eshte shume e rendesishme qe te argumentohet hollesisht pse nje person duhet te rri ne burg teksa hetohet. Une ndaj doja te kisha sot ate ketu qe te debatonim profesionalisht.
Avokatja e Markut: Jam dakord me komentet e vezhguesit nderkombetar. Bazuar ne ligj, nje nga qellimet qe caktohen masat e sigurimit, ose kur kryhet arresti ne flagrance, nje nga qellimrt qe vendoset masa e sigurimit, parandalimi i pergjithshem i kryerjes se metejshme te veprave penale, ne kete veshtrim, edhe pse drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur eshte formale, nese gjendemi perballe rrethanave te perseritjes se vepres penale, nga prokurori si subjekt qe kerkon mase sigurimi konsideron te pershtatshme caktim mase sigurimi te tille me efekt parandalimin e kryerjes se nje vepre tjeter penale sic mund te jene aksident me pasoja fatale. Jam dakord me konstatimin e vezhguesit qe gjykatat caktojne me shume masa me burg ne Shqiperi, por duhet ti bej me dije se eshte prokuroria qe kerkon keto masa dhe vendimin e merr gjykata.
Jacobs: E kisha fjalen qe prokurori duhet te sillte prova dhe shpjegime pse duhet te rrinte ne burg personi, pse reezikonte te kryente aksident, duhet ta provonte nje gje te tille. Ajo qe vleresoj te ajo eshte qe i arrestuari nisi gjyqin shume shpejt, pra dy jave pas arrestimit. Por masa e sigurise nuk eshte e argumentuar me prova.
Pas kesaj, avokatja kerkoi rikonfirmimin ne detyre, teksa kryesuesja tha se seanca rifillon neser ne oren 10:00. /panorama.com.al/