Esat Mala është futbollisti më i ri i Vllaznisë, me mesfushorin që ka firmosur për dy vite me shkodranët.
Ish-futbollisti i Partizanit e mbylli me skuadrën turke të Giresunsporti dhe tani është gati për një tjetër aventurë në Superiore.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kuqeblu, me Malën që stërvitet prej ditësh me skuadrën e Josës, me këtë të fundit që kishte kohë që e donte 23-vjeçarin në ekipin e tij.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton zyrtarizimin e akordit të arritur me lojtarin Esat Mala i cili do të jetë pjesë e Vllaznisë në dy sezonet e ardhshme. Mirë se erdhe Esat Mala!”, thuhet në njoftimin e klubit kuqeblu në Facebook.