Siç është e kuptueshme, në Shkodër dhe jo vetëm, vijon jehona e ndeshjes Partizani- Vllaznia, e cila u mbyll në barazim duke bërë që kuqeblutë të jenë në krye e sërish 9 pikë para ndjekësve.
Jë vetëm në studio televizive por edhe në rrjete sociale, po komnetohet fakti se Vllazninë në dy raste e shpëtoi balta e stadiumit “Elbasan Arena”. Në këtë linjë, është mjaft interesant një postim në rrjete sociale edhe i sponsorit të Vllaznisë Alban Xhaferi.
Ai ka përcjellë për të gjithë miqtë një koment mjaft të veçantë të një tifozi kuqeblu, i cili bën një lidhje interesante mes shkrimeve të shenjta dhe Vllaznisë.
“Komenti i një tifozi kuq e blu ❤💙që dua ta ndaj me ju miq:
Urime per piken e sotme. ZOTI asht ma i Madhi ai ka ba Ademin a.s (Adamin). prej balte, e po ashtu po ndihmon edhe Vllaznine me ane te baltes 😊.”, shkruan Alban Xhaferi në postimin e tij. /ShkodraWeb Media/