Zjarr në banesën e një 79 vjeçareje në Shkodër, nxirret pas një ore nga ballakoni dhe dërgohet tek Trauma

Gjatë natës, në lagjen “Ndoc Mazi”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Ll. V., 79 vjeçe, në katin e tretë të një pallati.

E moshuara ka mbetur e bllokuar për rreth 1 orë në ballkonin e pallatit.


Nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, u bë e mundur nxjerrja nga ballkoni e 79-vjeçares, e cila u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.