Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Zgjedhjet e forumeve, “anti- Basha”: Te behen ne Shtator! PD: Vitin tjeter!

ShkodraWeb 15 August, 2017
IMG_2905
Nga Valentina Madani
Grupi anti-Basha kërkon mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për ndryshime në PD, pas humbjes së thellë të 25 qershorit, por zgjedhjet e reja do të zhvillohen vetëm në shtator të vitit që vjen. Të vetmit që i përfundoi mandati ishte ai i kryetarit Lulzim Basha, i cili u rikonfirmua sërish në këtë post në 22 korrik 2017. Kuvendi i PD-së zhvilloi punimet 4 vite më parë, ku anëtarësia e Këshillit Kombëtar në datën 27 shtator 2014 zgjodhi forumet e reja drejtuese, dy nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretariatin e ri të PD-së. Në bazë të statutit të partisë, mandati i tyre katërvjeçar përfundon në shtator të vitit që vjen. Ndaj, sipas drejtuesve aktualë të PD-së, nuk mund të ketë zgjedhje jashtë asaj çfarë parashikon dokumenti themeltar i PD-së, statuti i saj. Madje, para disa ditësh sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, bëri të qartë se në muajin shtator nuk do të ketë zgjedhje për kupolën drejtuese të Partisë Demokratike, por puna sipas tij do të fokusohet vetëm tek analiza për humbjen e 25 qershorit. Bozdo kërkoi gjakftohtësi dhe maturi në bërjen e analizës, pasi sipas tij, nga këtu duhet të fillojë ringritja e PD.
“Pas analizës – theksoi ai – do të nisë procesi për ristrukturimin e Partisë Demokratike. Praktikisht – deklaroi ai – procesi do të zhvillohet në vitin 2018 dhe mund të përkojë me kohën ku në bazë të statutit, kupolës drejtuese duke nisur nga Këshilli Kombëtar, kryesia, sekretarët dhe nënkryetarët u përfundon mandati”. “PD ka organet e saj, kryetarin, kryesinë, këshillin funksional. Këto janë organe në detyrë, të cilat ripërtërihen atëherë kur mandati tyre mbaron, njëherë në 4 vjet. Kjo do të thotë që sekretariati me kryesinë dhe me drejtuesit e tjerë do të fokusohen në shtator me bërjen e analizës, më pas do të shkojnë drejt një procesi të riorganizimit të PD dhe më vonë, diku nga maji, do të mblidhet dhe Kuvendi i ri i PD, pasi ka mbaruar procesi i riorganizimit të degëve, i cili do të sjellë zgjedhjen e organeve drejtuese të PD”, – deklaroi sekretari organizativ i PD-së. Por, grupimi anti-Basha ka propozuar një projektstatut të ri, sipas tyre për demokratizimin e PD-së.
Pak ditë parë ky grupim bëri me dije se do të vijojë për një përpjekje serioze e konstruktive brenda PD-së për demokratizimin e brendshëm të partisë, për rikthimin në vlerat themelore të kësaj partie, për konsolidimin e saj ideologjik, për të dhënë shpresë për PD-në dhe vendin. Gjithashtu në njoftim thuhej se anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe kryesisë së PD-së, dhe anëtarë të PD-së në të gjithë degët e saj mbarë Shqipërisë janë të detyruar të marrim unanimisht vendimin për vazhdimin e lëvizjes për bashkimin dhe demokratizimin e Partisë Demokratike nga brenda radhëve të saj. Në deklaratë kërkohej edhe analiza e humbjes së zgjedhjeve dhe votave në 25 qershor./GSH.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Orelesi i kerkon Vllaznise ta lere te lire per ne Egjipt, firmosi vetem para 2 diteve
Artikull pasardhës: Rama per Vucic: E kuptoj dhimbjen e tij per njohjen e Kosoves!

TË FUNDIT

arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
gurakuqi karakaci 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Ministrat edhe drejtues politikë, një praktikë që duhet të anullohet menjëherë

ShkodraWeb 6 April, 2026 0
osmani mesazh largimi 2026

VIDEO – “Republika s’është instrument, është amanet”, pas largimit nga Presidenca, Vjosa Osmani jep mesazhin

ShkodraWeb 4 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.