
Zevendeskryeministrja Senida Mesi ka zhvilluar nje vizite ne Malesine e Madhe. Ne profilin e saj ne Facebppk, Mesi ka njoftuar: “Sot në Malësinë e Madhe ku zhvillova një takim me Kryetarin e Bashkisë Tonin Marinaj, me të cilin diskutova mbi mundësitë për një koordinim më të mirë për investimet në këtë zonë.
Regjistrimi i çdo toke bujqësore dhe mbështetja e sektorit të bujqësisë, janë në fokusin e veçantë të qeverisë shqiptare.
Me stafin e punonjësve të gjendjes civile, nënvizova rëndësinë e lehtësimit të procedurave burokratike për çdo qytetar, si pjesë vitale e angazhimit të qeverisë shqiptare për bashkëqeverisjen me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.”. /ShkodraWeb/