Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Zevendeskryeministrja Mesi mikpret ceremonine e diplomimit te “LEAD Albania”

ShkodraWeb 11 October, 2017
senidamesiLead

Në Sallën e Hartave pranë mjediseve të Kryeministrisë u zhvillua ceremonia e diplomimit të pjesëmarrësve aktualë dhe prezantimit të atyre të rinj në Programin “LEAD Albania”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Zv/Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi, Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim Michael Granoff dhe anëtarë të tjerë të Bordit pranë këtij institucioni.
Në fjalën e saj, Znj. Mesi vlerësoi kontributin e diplomuarve të këtij programi, të cilët me pasionin e përkushtimin e tyre kanë qenë shembull dhe vlerë për të gjitha institucionet ku kanë shërbyer, sikundër shprehu bindjen gjithashtu se edhe pjesëmarrësit e rinj për vitin 2018 do të punojnë me të njëjtin entuziazëm dhe përgjegjshmëri.
Zv/Kryeministrja Mesi, duke përcjellë mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për identifikimin dhe promovimin e të rinjve të talentuar, theksoi gjithashtu rëndësinë e Partneritetit të konsoliduar Strategjik mes Shqipërisë & Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Brenda këtij kuadri marrëdhëniesh të shkëlqyera, Znj. Mesi u ndal gjithashtu edhe tek një vendim që ka marrë së fundmi ky Fondacion në lidhje me krijimin e mundësive për kryerjen e Programeve të Masterit dhe Internshipit në institucionet më të rëndësishme të SHBA për të rinj e të reja nga sektori publik dhe privat shqiptar.
Për Qeverinë Shqiptare, shembuj të tillë suksesi që vijnë nga programi ambicioz “LEAD Albania” janë motivim për një mirë-qeverisje të bazuar në filozofinë e optimizimit të kapitalit njerëzor dhe në jetësimin e meritokracisë në administratën publike, duke u përkthyer kështu në kontribut real për rrugën e shtet-konsolidimit. /Zyra e Shtypit prane Zevendeskryeministres se Shqiperise/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: PROBLEMI/ Renia e gureve ne akset rrugore, rrezik i vazhdueshem per qytetaret ne Lezhe
Artikull pasardhës: Ngjela: Edi Rama eshte ne embargo nga Perendimi, zhvat e varferon popullin…

TË FUNDIT

agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
Grupi-parlamentar-i-PS

“Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.