Ish-agjenti i forcave speciale greke Efthymiou Efthymious është arrestuar si autori i vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë pak ditë më parë. Përpos kamerave të sigurisë, dëshmia kryesore që dërgoi në gjurmët e autorëve ka qenë dëshmia e Mario Meshinit.
“Pashë një person më shumë se 1 metër e 80 cm i gjatë. Në kokë kishte një kapuç dhe e mbante të mbledhur deri te balli. Dallova që ishte me mjekër” deklaroi Meshini para grupit hetimor. Pikërisht detaji për mjekrën, që dëshmoi dje Meshini ka qenë ai që ka fundosur autorin duke e zbuluar.
Ndërsa sot Meshini është lënë në burg nga gjykata e Tiranës. Mario Meshini ka mohuar akuzën si bashkëpunëtor në vrasje, ndërsa ka deklaruar se Devi Kasmin e kishte mik.
Të arrestuarit
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë
Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi
Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë
Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë
Në kërkim
(Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë