
Sot është zhvilluar seanca gjyqësore te Krimet e Rënda për dosjen “Lazarati 1 dhe 2”. I akuzuar për ngjarjet në Lazarat në 2014 është edhe Arbjon Aliko, i cili ka lëshuar akuza të rënda në sallën e gjyqit në drejtim të policisë së shteit.
“Policia e shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati ne 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Kete e bene banditet e Saimir Tahirit. Ne na kane sulmuar dhe nxjerre ne kerkim si fis sa erdhi ne pushtet PS” është shprehur ai. Sot pritet të jepet vendimi për dosjen “Lazarati 1 dhe 2”.