Në lidhje me ngjarjen e ndodhur, Policia e Lezhës, me mbështetjen e ekspertëve të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, bën me dije se po vijon punën për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është duke u zhvilluar një analizë e hollësishme në lidhje me ngjarjen, analizë e kryesuar nga Drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahima
Një grup i posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe me Prokurorinë e Rrethit është duke punuar për këtë qëllim.
Policia po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje si dhe në ambiente të tjera që lidhen me të, nëpërmjet laboratorit shkencor dhe te gjitha potencialeve policore.
Në vijim të veprimeve për zbulimin dhe dokumentimin e autorëve, deri tani janë shoqëruar 8 shtetas në D.V.P.Lezhë.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/278 të Kodit Penal “Vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armeve të zjarrit dhe municioneve luftarake”./gazetaexpress/