Shkruan ne Facebook ish- ministri i Drejtesise Ylli Manjani: “Lajm shokues! Një zonjë, një nënë, një juriste dhe gjyqtare shumë e zonja humbi jetën nga dhuna barbare! E humbi jetën pas një dhune permanente. Policia e Shtetit duhet ta dijë mirë këtë rast! Fildesi ka qenë një studente ekselente. Përfundoi edhe Magjistraturën shumë mirë.
Ishte një qytetare me rregulla dhe me moral e karakter të fortë! Nuk ka më fjalë për këtë akt barbar! Një provë tjetër e luftës ndërmjet Qytetarisë dhe Barbarisë! Qytetaria sot u godit rëndë! Sistemi ligjor e shtetëror ende i trajton barbarët si qytetarë të barabartë! Kulmi i dështimit!
Shteti që nuk mbron qytetarinë është i rrezikshëm! Na rrofshin, task-forcat; delta-forcat; forcat e armatosura se pikë force nuk kanë!!! Na rrofshin edhe ligjet, gjykatat, policët, NGO, ministritë, deputetët, prokurorët, SPAK-erat e pesticide të tjera si këto! Nuk i duhen askujt!Qytetarët dhunohen e vriten, barbarët gjykohen dhe shpëtojnë!
Nejse, ngushëllime të thella familjes!”. /ShkodraWeb/