Kukësi ka marrë një fitore të pastër 2-0 por jo pa vuajtje kundër Vllaznisë në javën e 26 të Superligës.
Skuadra e drejtuar nga Pacult arriti të siguronte 3 pikët falë 2 golave të realizuar në secilën pjesë. Shifrat i zhbllokoi qendërmbrojtësi Ylli Shameti që ndëshkoi shkodranët në minutën e 33-t me kokë, ndërsa kapiteni Musolli vulosi rezultatin përfundimtar në fraksionin e dytë të lojës.
Vllaznia për disa minuta e kërkoi barazimin me ngulm dhe një episod në zonë në dëm të Sukajt shkaktoi shumë polemika, por gjyqtari nuk akordoi penallti. Ajo që vlen është rezultati përfundimtar dhe më këtë humbje shkodranët rrezikojnë shumë, pasi ndodhen në vendin e 8-t me 27-t pikë, 1 më shumë se Teuta e vendit të 9-t që momentalisht është e rënë nga kategoria.
Kukësi me 3 pikët e fituara ngjitet në vendin e dytë, pozicion të cilin e ndau me Laçin për një ditë pas fitores të dilenë të kurbinasve ndaj Kamzës.