Vllaznia kryen detyren ndaj Kastriotit duke e mundur ne Shkoder me rezultatin 4-0. Ka qene nje takim qe asnjehere nuk eshte vene ne dyshim nga kuqeblute, te cilet kane shenuar nga 2 gola ne cdo pjese loje. Goli i pare i Vllaznise ne kete takim mban firmen e Tafilit dhe u shenua ne minuten e 11-te. Ne minuten e 30-te ka dyfishuar sulmuesi kuqeblu Ribaj dhe me kete rezultat ekipet kane hyre ne dhomat e zhveshjes. Pjesa e dyte do te rregjistronte edhe dy gola te tjere. Ne fakt, ne minuten e 60 ishte Borshi ai qe shenoi nje autogol ne porten e tij, ndersa vulen takimit me golin e tij ja vuri Vucaj ne minuten e 75-te. I gjithe takimi perfundoi me rezultatin e thelle 4-0 per Vllaznine. Ndeshja ishte nje derbi ne mes dy trainereve shkodrane Cungu e Nika dhe mesa duket fati i ka buzeqeshur, sic eshte e kuptueshme, timonierit te kuqebluve. Per shkak te ruajtjes se tapetit te “Loro Boricit” per ndeshjen e Kombetares me Italine, takimi u luajt ne fushen “Reshit Rusi”. /ShkodraWeb/
https://www.facebook.com/shkodrawebcom.bd/videos/540377246298573/