Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vllaznia “fut marshin”, pas Kalase, Tafilit e Markut vazhdojne firmat ne kontrata

ShkodraWeb 30 July, 2017
Vllaznia ka vijuar edhe ditën e djeshme me procesin e rinovimit të kontratave me futbollistët që mbyllën sezonin e fundit me kuqeblutë. Pas firmës së mesfushorëve, Alsid Tafili dhe Arlind Kalaja, një tjetër lojtar ka arritur akordin me drejtuesit e klubit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë Antonio Marku. Ai ishte një ndër lojtarët që kanë kërkuar rishikimin e kontratave të tyre, nisur edhe nga kushtet që kanë pasur në kontratën ekzistuese. Marku kishte rënë parimisht dakord për të rinovuar dhe për këtë arsye prej ditësh i është bashkuar ekipit në stërvitje. Në seancat e fundit stërvitore mbrojtësi Marku ka qenë vizitor, pasi ka patur një problem në qafë, por shumë shpejt pritet që të bashkohet me grupin.
Ndërkohë, nga dita e djeshme ai është zyrtarisht pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin 2017-2018. Procesi i rinovimit të kontratave do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me lojtarët e tjerë titullarë.
Të rinjtë
Ditët e fundit të këtij muaji priten të jenë vendimtare për lojtarët, të cilët gjatë korrikut kanë patur kontakte nga klube të ndryshme europiane. Dihet që trajneri Cungu u ka dhënë ultimatum atyre që deri në fund të muajt kanë afat që të largohen, përndryshe nuk do të lejohen më tej.
Ndër emrat e përfolur kanë qenë: Çinari, Krymi dhe Pjeshka. Mirëpo, nga ajo që shikohet, të tre lojtarët duket se kanë preferuar që të heqin dorë nga pista e transferimit jashtë vendit dhe të vijojnë punën te Vllaznia. Nga ana tjetër, mesfushori Uendi Vecaj ka disa ditë që po stërvitet në Kroaci te skuadra e Dinamos së Zagrebit, kjo falë bashkëpunimit të vendosur mes klubit shkodran dhe gjigandëve kroat.
Provat
Vllaznia sërish nuk ka shans me lojtarët që mbërrijnë për provë. Pranë ekipit kanë ardhur deri tani katër emra, por asnjëri prej tyre nuk ka bindur drejtuesit e klubit. Tre nga këto lojtarë kanë ardhur nga vendet fqinje, dy nga Mali i Zi dhe një nga Serbia.
Ndërsa kosovari i qendrës së mesfushës, Ramadani, që është larguar pas seancës së parë stërvitore, po pritet që të vihet sërish në provë te kuqeblutë. Javën që vjen Vllaznia ka parashikuar të zhvendoset në Mal të Zi, ku do të zhvillojë fazën përgatitore në qytetin malor të Beranes.
ADMIR URUÇI
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Trageti me 820 pasagjere nga Ankona ne Durres po lundron vetem me nje motor
Artikull pasardhës: Video/ Merr flake skena gjigande e festivalit, evakuohen 20 mije persona

TË FUNDIT

masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
broja kombetare

E BUJSHME NGA SPANJA – Armando Broja i vetëofrohet Barcelonës si përforcim në sezonin e verës…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
martini xhaferi sako

“Në pritje të përgjigjes nga institucionet”, KF Vllaznia i del në krah Martinit për bojkotin e Sakos…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.