Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SHISH bllokon lojtarin e Flamurtarit, dyshonte se mund te ishte viktime e trafikut…

ShkodraWeb 30 July, 2017
Frika nga azilantët që e përdorin vendin tonë si tranzit, nuk ka kursyer as futbollin. Ibrahima Toungara është goditja e fundit e Flamurtarit në këtë merkato. Lojtari nga Mali pritej t’i bashkohej ekipit më shpejt, por Shërbimi Informativ Shtetëror bllokoi vizën për lojtarin dhe transferimin e tij në Vlorë.
Agjentët e SHISH kanë kërkuar në detaje çdo informacion që ka lidhje me Ibrahima Toungara. Historia familjare e lojtarit, aktiviteti i tij i mëparshëm, ekipet ku është aktivizuar dhe deri te pastërtia e figurës së tij dhe familjes ishin në qendër të morisë së informacionit të kërkuar nga SHISH.
Fakti se vendi ynë përdoret si vend tranzit nga vendet e Afrikës, ka bërë që inspektorët të mos kenë mëshirë as për futbollistin. Flamurtarit nuk i kishte ndodhur ndonjëherë që Shërbimi Informativ Shtetëror t’i kërkonte kaq shumë informacion për një lojtar. Por fakti se ai vjen nga një vend si Mali, por edhe mosha e vogël e tij kanë bërë që ky institucion të kërkojë të dhëna shtesë.
SHISH ka bashkëpunuar ngushtë edhe me dy ambasadat për informacion për këtë lojtar. I çuditshëm është fakti se lojtari në të dhënat ndërkombëtare rezulton 22 vjeç, ndërsa në pasaportë mosha e tij është 19 shkruan Panorama Sport.
KONFIRMIMI – Sinan Idrizi konfirmon faktin se Shërbimi Informativ Shtetëror bllokoi Toungaran, duke kërkuar informacion për lojtarin. Ka qenë Shërbimi Informativ Shtetëror ai që ka kërkuar informacion nga institucioni homolog i Malit për këtë lojtar.
Shkak është mosha e vogël e tij, ndërsa është kërkuar informacion i detajuar për këtë lojtar, që nga prejardhja e tij dhe deri te destinacioni në Shqipëri. Pasi është grumbulluar informacioni i nevojshëm, klubi vlonjat i ka dërguar vizën lojtarit.
“SHISH na ka kërkuar një informacion të detajuar për lojtarin e ri që ne kemi kërkuar të marrim. Na kanë bllokuar edhe vizën për të, por para dy ditësh ia dërguam dhe e presim që të na vijë. Shkak është bërë mosha e lojtarit. SHISH i është vënë në dispozicion çdo informacion që i është kërkuar”, është shprehur Idrizi.
MERKATO – Lojtari nga Mali do të mbyllë edhe merkaton te Flamurtari. Administratori Idrizi theksoi se nuk priten më afrime. Kreu i klubit deklaroi se trajneri Duro ka pasur dorë të lirë për gjithçka. “Toungara do të jetë lojtari i fundit. Nuk do të ketë më afrime. Unë personalisht i kam lënë dorë të lirë trajnerit, siç kam bërë çdo sezon. I kam plotësuar çdo gjë që ka kërkuar”, përfundoi Idrizi. /BALKANWEB.COM/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Vdiq gjate lindjes ne maternitet, ekspertiza: Mjeket neglizhuan trajtimin e shtatzanise
Artikull pasardhës: Lulzim Basha: Rama shembulli dhe kampioni i abuzimit me detyren e pasurite publike

TË FUNDIT

aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • “Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën… 16 April, 2026
  • NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK… 16 April, 2026
  • Trajneri i ekipit kampion largohet në fund të sezonit, cili do të jetë fati i Edlir Tetovës në Superligë… 16 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.