Vllaznia e nis me humbje mbrojtjen e trofeut të Kupës së Shqipërisë, mundet nga ekipi modest Labëria…

Vllaznia zhgenjen ne ndeshjen e pare te Kupes teksa eshte mundur me rezultatin 2-1 nga Laberia. Ne ndeshjen e luajtur ne Vlore, kuqeblute nuk kane bere nje figure te mire dhe padyshim qe ajo duhet analizuar.

Shkodranet ne fakt kane shenuar te paret me ane te Çobes me koke ne minuten e 33-te por vetem 6 minuta me vone vendasit do te fitonin nje 11-metersh te cilin e ktheu ne gol Dalanaj dhe ne kete menyre pjesa e pare u mbyll ne barazim 1-1.

Ne te dyten nderkohe, pikerisht ne minuten e 4-te te saj, vendasit do te shenonin edhe golin e dyte me ane te Kamberajt dhe deri ne fund ky rezultat nuk do te ndryshonte ndonese Gjurgjevic ne fund arriti te godase edhe traversen. Perfundimisht 2-1 per Laberine.

Ndeshja e kthimit do te luhet pas dy javesh ne Shkoder dhe padyshim qe Vllaznia do te tentoje te permbyse kete rezultat dhe te kaloje ne turin e dyte.

Ne porte ka qene Qarri, ndersa katershja e mbrojtjes ka qene e perbere nga Fangaj, Diagne, Paloka dhe Smajli.

Ne mesfushe ka luajtur Sadrijaj, Gustavo, Mustedanagiç e Kalaja ndersa ne maje te sulmit kane luajtur Gjurgjeviç dhe Çoba.Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe lojtare te tjere.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel

Open

Close