Vllaznia e nisi me ekipin e dytë miqësoren me Apoloninë në “Loro Boriçi” dhe luajti si e barabartë me miqtë. Në pjesën e dytë, kuqeblutë aktivizuan thuajse ekipin e parë, Apolonia bëri disa zëvedësime duke aktivizuar “stolin” dhe Vllaznia dominoi plotësisht. Në fund të 90- të minutave, ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura.
Me pak rreshta, kjo është përmbledhja e ndeshjes, e cila në fakt evidentoi se Vllaznia ka nevojë për një lojtar që shënon në portën kundërshtare. Ajo që ra në sy, ishte nxjerrja nga fusha e Haris Dilaver, i cili duhej të ishte pikë referimi për sulmin. Ndoshta nuk ka qenë i përgatitur meqenëse sapo kishte nënshkruar me kuqeblutë, e për këtë doli nga loja pas rreth 35 minutave. /ShkodraWeb Media/