Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Vlerat e lirisë rrezikohen sërish nga një sekt pa vlera”, Meta kujton ekzekutimin e “Grupit të Deputetëve”: Ngjarje makabre

ShkodraWeb 12 October, 2020
meta grupi deputeteve

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një publikimi në “Facebook” ka kujtuar ekzekutimin e “Grupit të Deputetëve”, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Meta shprehet se kjo ngjarje është makabre dhe ka hyrë si e tillë në historinë e Shqipërisë. Ai shton se edhe sot në krye të vendit kemi një parti, njësoj si dikur, duke nënvizuar se vlerat e lirisë do të mbrohen me çdo kusht.

PUBLIKIMI I PRESIDENTIT META

Ekzekutimi i “Grupit të Deputetëve” dhe bashkëpunëtorëve të tyre në 10 tetorin e vitit 1947, ka hyrë në historinë e Shqipërisë, si një prej akteve më të rënda të asgjesimit masiv të opozitës politike, që instaloi zyrtarisht “institucionin” e eleminimit fizik, spastrimit e terrorit ndaj mendimit ndryshe.

Vrasja mizore nëpërmjet një gjyqi të montuar të figurave të shquara së kohës, intelektualë të spikatur e me reputacion në popull, antifashistë dhe politikanë pro perëndimorë, do të hapte siparin e një krimi shtetëror të përditshëm në 4 dekadat në vijim.

30 vjet pas rrëzimit të regjimit diktatorial dhe 73 vjet pas kësaj ngjarjeje, shqiptarët kanë, si atëherë, një Parlament monist, të vendosur në funksion të pushtetit, që miraton ligje e ndryshon Kushtetutën vetëm për të ndaluar opozitën politike, ndëshkuar mendimin ndryshe dhe median kritike, dhe që ngre kartonat jeshilë vetëm për ligje në funksion të një kaste oligarkësh që po vjedh çdo ditë pasuritë e shqiptarëve.

Fatkeqësisht, vendi drejtohet nga një regjim autokratik që tenton të marrë formën e një junte, ku Kryeministri në detyrë mburret me krenari nga foltorja e Kuvendit një-partiak për vendimin e babait të tij për varjen e poetit Havzi Nela, kur në të gjithë Europën Lindore po frynte era e ndryshimeve demokratike.

Duke nderuar kujtimin e “Grupit të Deputetëve” që sakrifikuan jetën e tyre për Lirinë dhe Demokracinë, është detyra e të gjithëve ne të mbrojmë sot këto vlera që rrezikohen sërish nga një Sekt pa vlera, pa nder e pa Atdhe, si Rilindja, e përfaqësuar nga bijtë e etërve gjakatarë, që mburren me firmat e dënimeve me varje, duke firmosur sot akte për shtypjen e opozitës, asgjësimin e fjalës së lirë e llogaridhënies, sundimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Post navigation

Previous: “Firmose ose ktheje sa më shpejt”, “Kodin Zgjedhor do e kthej në Kuvend”, Rama i përgjigjet Metës: Të nisë zbatimi…
Next: Humb betejën me Covid- 19 një nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ishte në moshë mjaft të re…

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.