VITI 1991 – Kur Ramiz Alia zgjidhej president në pluralizëm, Namik Dokle mori vetëm dy vota nga 31 firma mbështetëse

Retrospektivë 1991. Kuvendi i parë pluralist: 30 deputetë firmosën për kandidatin Ramiz Alia për President, 31 deputetë për kandidatin Namik Dokle. Ishte kusht: DKK kërkonin detyrimisht dy kandidatë që zgjedhja të ishte e vlefshme. Rezultati dihej. Opozita e bëri votën të pavlefshme, PPSH, Omonia dhe KV votuan unanimisht për Alinë.

Shiko emërtimet e deputetëve, – “shokët” nuk jepen vetëm me emra, por edhe me rrethet nga janë zgjedhur. Alia u zgjodh dhe dha dorëheqje një vit më vonë, drejtuesi i seancës pas 23 vitesh ndryshoi grupin politik, një pjesë e deputetëve të 1991 dominuan tranzicionin, mes emrave iniciues të dy kandidatëve ka deputetë që vijojnë edhe sot të jenë deputetë.


“Gara për President”? Kandidati me 31 firma mbështetëse mori vetëm 2 vota, 29 nga mbështetësit votuan kundër! (Jo vetëm) atëherë mendohej se demokracia është vetëm proces/procedurë dhe jo kulturë, përmbajtje, përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Kështu nisi! /Publikuar në Facebook nga Afrim KRASNIQI/