Skip to content
3 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Politika

VIDEO – “Zyrtarë të qeverisë të përfshirë në një aferë miliarda euroshe”, Meta bën akuzën e fortë dhe paralajmëron…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës, teksa ka deklaruar se zyrtarë të qeverisë janë të përfshirë në një veprimtari kriminale, që shkatërron financat e shtetit dhe që rrezikon të çojë vendin drejt një katastrofe financiare.

Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Kreu i Shtetit paralajmëroi direkt qeverinë, duke thënë se çdo zyrtar duhet ta mbajë mend mirë se do të mbajë përgjegjësi për çdo firmë të hedhur.

“I urojmë të shkuara presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij. Nuk jam ekspert për t’u përfshirë në çështje brenda Amerikës apo brenda Evropës, apo me histori shmangieje vëmendjesh për çështje të tilla. Jam këtu si kryetar shteti për të paralajmëruar një veprimtari kriminale që shkatërron financat e shtetit dhe të ardhurat e çdo familjeje. Përveç krizës politike tërësisht artificiale, padyshim që mund të sjellin një situatë falimentim ekonomik e financiar.

Janë shumë çështje që mund të penalizojnë Shqipërinë, edhe në shifra prej miliarda euro apo dollarësh. Ka dyshime për një lojë të dyfishtë korruptive të zyrtarëve të caktuar të qeverisë, që do të thotë që përfitojnë edhe nga kompania që merr apo trashëgon aktivitetin e investitorit, të cilit i zgjidhet kontrata, por bashkëpunojnë edhe me investitorin, i cili humbet kontratën në Arbitrazh, duke mos mbrojtur sic duhet interesat e shtetit shqiptar.

Në këtë mënyrë ne shkojmë drejt një katastrofe financiare. Ky është shqetësimi im i madh dhe i drejtë. Unë di të ndaj atë që është shtetërore, institucionale, zyrtare, nga ajo që mund të jetë politike apo personale. Nëse dikush mendon që interesat personale do t’i vendos mbi interesat kombëtare, duhet ta dijë që cdo firmë që hidhet në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet, me pasojat për financat e vendit, mbetet dhe secili do të mbajë përgjegjësi.

Zotëria në fjalë ja ka marrë dorën, se nuk firmos vetë, firmosin të tjerët në qeveri, edhe në Parlament, se rastet më skandaloze janë në Parlament. Por çdo zyrtar i qeverisë duhet ta dijë dhe ta mbajë mend mirë sot se për cdo firmë do të mbajë përgjegjësi, sepse ndryshe ky shtet shembet”, tha Meta.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Çfarë ndodh kur infektohen punonjësit e Ministris së Shendetësisë…?!
LAJM PAS: LAJM I MIRË – Përmirësohet gjendja shëndetësore e efektit të Policisë Shkodër, u nis dje me urgjencë në Turqi…

TË FUNDIT

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

32 mins ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…
  • Nga një burrë i quajtur “Rudina” tek “Trojani”, disa nga pseudonimet më të çuditshme në Shkodrën nën diktaturën komuniste
  • PERSONAZH – Njihuni me Marselën, vajzën nga Shkodra, pjesë e Delegacionit Rinor Shqiptar në OKB…

TË FUNDIT

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

32 mins ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.