Një banesë në fshatin Gimaj të Shkodrës është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme, fatmirësisht pa pasur lëndim të banorëve.
Mësohet se shtëpia është shkrumbuar totalisht, edhe pse forcat zjarrfikëse dhe autoritetet përkatëse janë lajmëruar për rastin por për shkak të rrugës dhe vështirësive të terrenit, e kanë patur të pamundur të jenë në vendngjarje.
Sipas policisë, dyshohet se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që dyshohet ishte aksidentale.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në banesën e shtetasit T. K., në fshatin Gimaj, Shalë, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur banesa ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht si pasojë e shkëndijës elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.