Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Xhemal Bushati prezantohet si kandidat i PD- së zyrtare për Bashkinë e Shkodrës me 6 mars 2022…

ShkodraWeb 5 February, 2022
prezantimi pd 2022 xhemal bushati

Partia Demokratike zyrtare ka prezantuar kandidatin e e saj për Bashkinë Shkodër në zgjedhjet e 6 mars 2022. Prezantimi është bërë në selinë blu të Shkodrë nga nënkryetari i PDSH- së dhe i Grupit Parlamentar Enkeleid Alibeaj.

Ai shoqërohej edhe nga deputetët e zgjedhur me 25 prill 2021 Greta Bardeli Gjoni, Zef Hila, Ramadan Lika dhe Emilia Koliqi. E papritur ishte prania e sekretarit të degës së PD Shkodër Aleksandër Marleci, i cili më herët ishte pozicionuar në krah të ish- kryeministrit Berisha dhe lëvizjes së tij.

Prezantimi zyrtar është bërë para mediave por edhe të pranishmëve në selinë e PD- së nga Enkelejd Alibeaj, i cili ka nënvizuar se përballë kanditatit do të jenë dy të majta, PS dhe LSI. Në vijim, ai i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve të pramishëm.

Para mediave ka folur edhe kandidati Xhemal Bushati, i cili ka treguar arsyet qe e shtynë për të kandiduar me 6 mars. Ai ka thënë mes të tjerave se ka qenë një kërkesë e demokratëve por edhe e qytetarëve për të kandiduar në këto zgjedhje të pjesshme vendore.

Kandidati Xhemal Bushati ka qenë kryetar i Këshillit Bashkiak Shkodër deri më 30 qershor 2019, kur pas zgjedhjeve dhe mospjesëmarrjes së PD- së në atë garë, i liroi vendin përfaqësueses së PS- së në krye të institucionit socialistes Brisela Kadia Truma.

Siç dihet, deri tani janë publikuar tre emra për kandidat për kryetar Bashkie në Shkodër. Përveç Bushatit, është zyrtarizuar Bardh Spahia i koalicionit tashmë të miratuar nga KQZ- ja “Shtëpia e Lirisë” me LSI, PDK dhe Komisionin e Rithemelimit të PD- së si dhe, Majlinda Angoni kandidate e Partisë socialiste dhe prefekte e Qarkut Shkodër aktualisht.

Në ditët në vijim, me afrimin e datës zyrtare për nisjen e fushatët elektorale që do të jetë më e shkurtër se zakonisht, pritet edhe prezantimi i dy kandidatlve të tjerë Bardh Spahia dhe Majlinda Angoni.

Për herë të parë në 31 vite, duket se po përsëritet skema e vitit 1996, kur përballë janë dy kandidatë të djathtë: Bardh Spahia dhe Xhemal Bushati. Këtë herë, madje pjesë e të njëjtës familje politike, siç është Partia Demokratike, e cila nga 9 shtator 2021, mund të konsiderohet e ndarë në dy pjesë. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 5 shkurt 2022…
Next: “Dënimi i Saimir Tahirit është vetëm fillimi”, burgosja e ish-ministrit të Brendshëm, vjen paralajmërimi i PD- së

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.