Pikërisht në orën 19.00 Vllaznia ka zhvilluar stervitjen e fundit para ndeshjes me AEL Limassol në Qipro. Është orari, kur të enjten, kuqeblutë do të zbresin zyrtarisht në fushë me synim një rezultat pozitiv për të kaluar turin me qipriotët. Ekipi është i plotë, me përjashtim të Da Silva, i cili është i dëmtuar.
Gazetari i mirënjohur Gaspër Marku, i cili shoqëron ekipin në Qipro, ka dhënë informacione përmes një video të publikuar në Facebook. Marku bën me dije se atmosfera është mjaft pozitive dhe optimiste në kampin kuqeblu. Po ashtu, ai ka bërë një përhskrim të shkurtër të udhëtimit të Vllazninë nga Shkodra në Qipro.
Edhe më herët, sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi, në një intervistë nga Qipro e ka konsideruar mjaft pozitive atmosferën. Ai ka lënë të kuptojë se barazimi është i mirëpritur, ndërsa një fitore minimale 1- 0 do të ishte optimale. Edhe edhe një humbje minimale, mund të “kapërdihet” duke e thënë qartë se kualifkimi do të vendoset në Shkodër. /ShkodraWeb/