
Partizani tregon karakter në kryeqytet dhe bën detyrën ndaj Vllaznisë duke e mundur 2-1.
Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 25-të, me Rrapajn që u tregua i saktë para portës. Brenda fraksionit të parë, djemtë e Colellas shënuan sërish, këtë herë me Sotën, i cili nuk fal me kokë.
Shkodranët zgjohen në fillimin e pjesës së dytë dhe shkurtojnë diferencat me anë të Bekim Balaj. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me Partizanin që vazhdon ndjekjen ndaj Tiranës dhe aktualisht ka 61 pikë.
Në krahun tjetër, Vllaznia pozicionohet e katërta me 46 pikë, 2 javë përpara fundit të kampionatit dhe mbetet vazhdon të ëndërrojë Europën e futbollit.