Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Sport
  • Video News

VIDEO – Vllaznia merr “manita” nga Laçi në ndeshjen e parë pas ikjes së papritur të trajnerit Mirsad Jonuz…

ShkodraWeb 3 years ago
0

Vllaznia ka zhvilluar sot ndeshjen e parë pas largimit të papritur të trajnerit maqedonas Mirsad Jonuz. Kuqeblutë kanë patur një transfertë jo të lehtë në Laç me ekipin vendas, i cili pas barazimit me Teutën një javë më parë, ishte i etur për pikë e fitore.

Ndeshja nuk ka filluar aspak mirë për kuqeblutë. Një rreshtim i gabuar në mbrojtje ka sjellë golin e parë për vendasit në minutën e 17- të me autor Markun. Ai nuk e ka patur të vështirë të shënojë teksa është lënë pa mbuluar nga prapavija shkodrane.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2020/06/laci-vllaznia-goli-1.mp4

Është dashur të kalonin 17 minuta të tjera që Laçi të gjente edhe golin e dytë. Përsëri probleme me mbrojtjen, e cila nuk spastron si duhet zonën e rreptësisë. Topi largohet disai nga zona por përfundon në këmbët e Deliut, i cili godet dhe shënon të dytin për vendasit.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2020/06/laci-vllaznia-goli-2.mp4

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e ndeshjes. Vllaznia duket se zgjohet me fillimin e saj dhe nuk vonon të vijë goli. Zogaj merr një top në zonën e Laçit, driblon një mbrojtës dhe shënon golin e parë për kuqeblutë në minutën e 50- të, 5 minuta pasi hyri si zëvendësues.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2020/06/laci-vllaznia-goli-3.mp4

Por nuk do të mbaronte me kaq kjo ndeshje, duke dhuruar edhe gola të tjerë. Në minutën e 79- të, pas disa rasteve të mira të Vllaznisë me Junior e Likën, shënojnë vendasit përsëri me Ignjatovic. Nuk vonon përgjigja e shkodranëve me Likën vetëm pak minuta më vonë, duke rihapur sërish ndeshjen. Por kjo zgjat vetëm 60 sekonda. Prengaj shënon golin e katërt për laçjanët, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Por ka akoma kohë edhe për një gol të pestë në shtesë e lojës për vendasit nga Rapo, duke fiksuar rezultatin e thellë 5 – 2 për Laçin. Një humbje e parashikueshme kjo për Vllazninë, e cila në fakt kalohet në renditje nga Bylis që mundi Teutën e Martinit, teksa Partizani është mundur në Tranë nga Kukësi.

Është urgjente që kuqeblutë të dalin nga situata e papritur ku ranë me largimin e trajnerit maqedonas Mirsad Jonuz për të bërë mbyllje sa më dinjtoze të sezonit të çuditshëm. /ShkodraWeb Media/

Laçi: Stazhila, Trokthi, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Rapo, Deliu, Teco, Marku, Xhixha, Greca. Trajner: Armando Cungu.

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Gurishta, Krymi, Kruja, Bardulla (Zogaj 46′), Sidorenco (Lika 46′), Shtubina, Zhunior. Trajner: Safet Osja

Gjyqtar: Klajdi Kola

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – Ministri Sandër Lleshaj viziton HEC Vau- Dejës, për të promovuar kompaninë shtetërore “Illyrian Guard”…
LAJM PAS: Bëri të dridhej Barcelonën e madhe por sot Flamurtari zyrtarisht rrëshqiti në Kategorinë e Parë…

TË FUNDIT

“Përballja me Tiranën do të na japë një dimension tjetër”, presidenti i Vllaznisë: Fitorja me Kukësin na jep më shumë siguri
  • Aktualitet

“Përballja me Tiranën do të na japë një dimension tjetër”, presidenti i Vllaznisë: Fitorja me Kukësin na jep më shumë siguri

17 hours ago
“Nuk zgjidhet gjithçka në ndeshjen me Tiranën”, Josa pas triumfit ndaj Kukësit: Për titull shoh edhe Erzenin e Laçin
  • Aktualitet

“Nuk zgjidhet gjithçka në ndeshjen me Tiranën”, Josa pas triumfit ndaj Kukësit: Për titull shoh edhe Erzenin e Laçin

17 hours ago
VIDEO – Vllaznia ndjek nga pas Tiranën në Superligë, përballë Kukësit i mjaftojnë 45 minuta për fitoren…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia ndjek nga pas Tiranën në Superligë, përballë Kukësit i mjaftojnë 45 minuta për fitoren…

17 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • EMRAT – Detyrohen t’i bëjnë “like” dhe “share” postimeve të Ramës, publikohet lista e personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1st” në Shkodër

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

2 hours ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.