Është dukur më shumë si ndeshje stervitore ajo që Vllaznia luajti për Superligë në Fier. Kueqblutë kanë shënuar plot gjashtë gola teksa e kanë dominuar plotësisht ndeshjen, duke patur edhe raste të tjera për shënim.
Goli i parë mban firmën e brazilianit Da Silva. zhbllokon sfidën, teksa pas një krosimi të Adilit nga e djathta, e merr bukur topin, për të gjuajtur më pas dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.
Nuk ndalen shkodranët, teksa gjejnë edhe golin e dytë në minutën e 24- ët. Pas një aksioni të rrjedhshëm, është Dilaver, i cili pas një kombinimi me Da Silva, ia del ta dërgojë topin në rrjetë.
12 minuta më vonë, do të vinte edhe goli i tretë. Shënon edhe Hoxhaj, i cili pas një topi të marrë në zonë, me portën shumë afër, nuk e ka të vështirë të shënojë.
Pjesa e dytë, ka nisur sërish me dominim të Vllaznisë, duke shënuar sërish në minutën e 7- të saj. Pas një topi të mbetur në zonë nga gjuajtja e Imerit, e cila u ndal te traversa, Da Silva ndjek aksionin, gjuan dhe e dërgon në fundin e rrjetës.
Në fundit e ndeshjes ka përsëri vend jo vetëm për gol por edhe kënaqësi në familjen Brdariç. Pasi iu mohua një gol me kokë për pozicion të parregullt, Tim, djali i teknikut shkodran, shënon nga brenda zonës së fierakëve.
Me një goditje perfekte nga një goditje dënimi, është vlonjati Ardit Hoxha që shënon edhe golin e gjashtë për Vllazninë e të dytin personal në këtë ndeshje.
Mesa duket, pas kualifikimit në Kupë duke mundur Laçin, Vllaznia e ka lën pas krizën e thellë ku hyri dhe tashmë po kthehet tek lojërat e bukura, të rrjedshme dhe me rezultate si sot në Fier.