Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Vllaznia ka kualitet ta fitojë këtë ndeshje”, trajneri Osmani para sfidës me Laçin: Nuk ka pasur asnjë përplasje

ShkodraWeb 10 November, 2023
qatip osmani para lacit 2023

Vllaznia do të presë ditën e nesërme Laçin në “Loro Boriçi”, ora 17:00. Tekniku i kuqebluve, Qatip Osmani u shpreh para takimit se skuadra e tij ka kualitet që ta fitojë këtë duel dhe gjithashtu u ndal dhe te përplasja pas sfidës së humbur me Partizanin.

“Nuk ka pasur asnjë përplasje. Ndoshta një shqetësim për atë lojë me Partizanin, por çdo gjë normale pas një loje që e humbën. Shikoj një shqetësim për këto rezultate që janë. Jemi munduar që me biseda individuale, me qëllim sa më të gatshëm të presim lojën me Laçin.

Ato elemente që u shfaqën në lojë, i kemi punuar këto ditë. Momentalisht ekipit i duhet një qetësi maksimale për lojën me Laçin. Ne kemi pasur shumë gabime individuale. Dhe golat që i pësuam nga këto gabime erdhën. Për mendimin tim nuk duhet t’i pësonim ato gola.

Edhe kartoni i Bekim Balajt dhe lëndimet na detyrojnë të ketë ndryshime. Do të ketë, por jo shumë. Edhe Smajli dhe Mala janë lojtarë kualitativ. Megjithatë edhe këto zëvendësimet që i kemi duhet t’i përkrahim dhe të hyjmë në fushë maksimalisht të mobilizuar. Opsioni është fitorja.

Ne në fillim të pjesës së dytë, shumë herët e morëm atë golin që na çoi një hap pas. Gjatë asaj pjese u munduam të ndryshonim diçka, por nuk ia arritëm. Për nesër mendoj se qasja e pjesës së dytë, sepse kjo na ndodhi dhe me Erzenin, duhet ta kuptojmë që loja është 90 minuta dhe duhet luajtur deri në fund.

Besoj se mundësitë janë për katërshe. Vendi i katërt me të fundit janë tre pikë diferencë. Kampionati është i tillë që me një seri fitoresh merr një krah tjetër. Ne mendojmë vetëm për fitore.

Laçi është një ekip taktikisht shumë i disiplinuar. Lojërat që ka humbur, nuk i ka humbur me më shumë se një gol diferencë. Megjithatë Vllaznia ka kualitet për ta fituar këtë ndeshje”, u shpreh tekniku Osmani.

Post navigation

Previous: VIDEO – “Rruga e Dukagjinit është e hapur”, pas shpërthimit të kontrolluar, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin e mirë
Next: EMRI – Ndërsa priste gruan e tij, vritet 53-vjeçari shqiptar në Ekuador me 9 goditje plumbash…

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.