VIDEO – “Vllaznia e sezonit të ri do të vazhdojë me sukseset”, intervista e parë e Kristijan Vulaj në Shkodër

Kristijan Vulaj konsiderohet ndoshta goditja me e rendesishme ne merkato per Vllaznine kete vere. 24 vjeçari shqiptar nga Tuzi prej pak ditesh eshte vene ne dispozicion te trajnerit Josa dhe po behet gati per startin e sezonit te ri.

Ne nje prononcim per mediat, ish- sulmuesi i Deçiç ka shpjeguar edhe arsyet qe e çuan te beje kete zgjedhje. Ai po ashtu ka shpjeguar edhe lidhjen e shqiptareve te Malit te Zi me Shkodren dhe Vllaznine dhe kjo eshte nje nder shkaqet qe ai sot eshte kuqeblu.


Kuptohet qe eshte i vendosur per te dhene me te miren e tij per kete skuader, ne menyre qe ajo te arrije objektivin e saj dhe Vulaj beson se Vllaznia e sezonit te ri do te vazhdoje me sukseset.

Kontaktet e para me tifozet kuqeblu i ka perjetuar ne menyren e duhur, e di qe ata presin shume prej tij dhe padyshim qe u premton se do te tregoje gjithçka nga vetja per t’i kenaqur.