![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/02/alivoda-shenon-gol-2024-1024x536.jpg?x28643)
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore. Laçi dhe Vllaznia ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 mes tyre. Një pikë që mban shkodranët në vendin e tretë, që nuk humbin prej 8 ndeshjesh radhazi. Nga ana tjetër, kurbinasit mbeten në mesin e renditjes, në zonën gri.
Vllaznia ishte më kërkuese në pjesën e parë, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi. Por kur dukej se shkodranët mund të shënonin nga momenti në moment, ishte Laçi që në minutën e 38-të përfiton penallti.
Sobouejll del i vetëm përballë Qarrit dhe përplaset me të, me arbitrin që akordon akordon 11-metërtsh. Nga pika e bardhë Ujka nuk fal dhe 1-0 për kurbinasit. Pjesa e dytë nis më mirë për miqtë. Në minutën e 50-të, Alivoda godet pas një topi të lënë në zonë, që devijohet nga Paulo Zhunior dhe më pas shkon në rrjetë, me rezultatin që barazohet në 1-1.
Në minutën e 66-të, Barjamaj pengohet në zonë dhe akordohet penallti. Por pas konsultimit me VAR anulohet gjithçka. Në minutën e 78-të Mala krijon një rast të artë për Vllazninë, godet brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë. Pavarësisht rasteve të tjera dhe 6 minutave shtesë, sfida përfundon në barazim.