“AEL Limasol nuk është Shiroki Brijeg, por ne do të tentojmë sërish të bëjmë më të mirën dhe të synojmë edhe kualifikimin”- kështu është shprehur në një prononcim për mediat sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi.
Ai si gjithnjë është pranë skuadrës në çdo moment duke i dhënë gjithë mbështetjen e duhur dhe padyshim që prej prej saj të tregojë vlerat më të mira në fushën e lojës.
“Padyshim që edhe rezultati i barabartë në këtë ndeshje të parë, por pse unë, do ta dëshiroja një fitore 1-0. Megjithatë duhet ta pranojmë se kemi të bëjmë me një kundërshtar më të fortë se ai i turit të kaluar dhe mbase edhe një humbje me një gol diferencë nuk është rezultat i keq.
Them kështu sepse në ndeshjen e kthimit në Shkodër do të mund të tregojmë vlerat tona dhe të bëjmë atë që bëmë edhe herën e kaluar, për ta përmbysur rezultatin dhe për të shkuar më tej.
Unë shoh optimizëm në rradhët e lojtarëve dhe stafit teknik, megjithatë më mirë t’ia lëmë gjithçka fushës së lojës ku shpresojmë të bëjmë paraqitjen e duhur”- ka thënë Xhaferi.