Siç ishte mësaur dhe kishte premtuar, këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili ka publikuar këngën e re kushtuar Vllaznisë. I njohur si një nga tifozët më të flaktë të ngjyrave kuqeblu, Mjeshtri i Madh, ndryshe nga këngët e mëparshme, ia dedikon krijimin e ri të gjithë kampionëve të Vllaznisë, në të gjitha sportet, si pjesë e ekipeve shkodrane por edhe atyre kombëtare.
Video e këngës është xhiruar në pjesën derrmuese në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, duke patur si skenografi të rinj me uniformat e Vllaznisë së futbollit, siç edhe vetë veshja e Bujar Qamilit. Kënga publikohet pak orë para ndeshjes së rëndësishme me Kastriotin në Shkodër.
Nësë do të ndoshte mrekullia që Vllaznia të shpallej kampione apo minimalisht të fitonte Kupën e Republikës ku është në finale me Skenderbeun, do të ishte një tjetër ogur i mirë për ngjyrat kuqeblu por edhe kujtim i veçantë. Edhe pse duhet thënë se këtë herë, kjo këngë do të ishte konkurrente me atë të publikuar tashmë nga një tjetër këngëtar i mironjëhur shkodran, Sidrit Bejleri. /ShkodraWeb/