Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Video News

VIDEO – “Vizita ime është pak e vonuar”, Presidenti Begaj vizitë dy ditore në Malësi të Madhe, pritet nga Marinaj

ShkodraWeb 5 April, 2024
bajram begaj tonin marinaj 2024

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë dyditore në Malësinë e Madhe, e cila përkon me 113-vjetorin e kryengritjes së kurorëzuar me ngritjen e flamurit të Skënderbeut në Bratillë të Deçiçit.

Në ditën e parë të kësaj vizite, Presidenti Begaj zhvilloi një bashkëbisedim me figura të spikatura të zonës: studiues, shkrimtarë, gazetarë, aktivistë e drejtues vendorë, me të cilët diskutoi për problematikat, sfidat dhe nismat e zhvillimit të Malësisë së Madhe.

Kreu i Shtetit i përgëzoi ata për angazhimin me punë të ndershme, shfrytëzimin e pasurive të jashtëzakonshme natyrore, për promovimin e turizmit dhe të vlerave historike e kulturore, si dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për adresimin e shqetësimeve të ngritura në takim dhe realizimin e projekteve të Malësisë së Madhe:

“Për mua është shumë me vlerë takimi me qytetarët, dëgjimi i tyre dhe patjetër që të mbaj edhe shënime. Siç tha profesori, i cili foli me mendje dhe zemër, po ju them se sot flas edhe me shpirt, se jam njëri nga ju, pavarësisht detyrës që mbaj. Pavarësisht se çfarë detyrash kemi pasur apo bëjmë, duhet secili nga ne të mendojë për vendin, për të ardhmen e fëmijëve tanë, të cilën duhet t’jua bëjmë më të mirë këtu ku është vendlindja e tyre. Dhe ku më mirë se këtu mund të shprehet kjo gjë, në vendin ku patriotizmi është i jashtëzakonshëm, atdhedashuria po ashtu, bujaria, mikpritja, muzika dhe lahuta, ku kemi liqenin, malin, lumin, kemi gjithçka që ju nevojitet njerëzve për të pasur mirëqenie dhe zhvillim.

Patjetër, është shumë e rëndësishme të evidentojmë vlerat historike e kulturore, të cilat na identifikojnë si komb. Ju identifikoheni me lahutën. Lahuta është jona.

Është shumë e rëndësishme që ju ta zhvilloni bërjen e lahutës dhe ta trashëgoni atë të brezi i ri. Po kështu, e rëndësishme është edhe një vlerë tjetër e kësaj zone, xhubleta. Me xhubletën kemi arritur të futemi në historinë botërore. Xhubleta dhe dijebërja janë shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur e trashëguar, për ta bërë brezin e ri të mendojë se sa rëndësi kanë këto vlera”.

Presidenti Begaj inkurajoi banorët e Malësisë së Madhe të vijojnë përpjekjet për rritjen e mirëqenies ekonomike dhe promovimin e turizmit:

“Është e rëndësishme të vazhdojmë të promovojmë zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Këtu, përveç bujtinave dhe agroturizmit, të lidhura me fushën, ka një pjesë tjetër shumë të rëndësishme, që është e lidhur me malin. Pjesa malore juaja është e rëndësishme për këtë emër që ka fituar Shqipëria. Vazhdoni ta zhvilloni. Patjetër që do të keni edhe ndihmë”.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj vlerësoi edhe banorët e Malësisë së Madhe që janë kthyer nga emigracioni për investime në vendlindje:

“Malësia e Madhe nuk është imune ndaj gjerave që na rrethojnë. Patjetër që ka largim të rinisë dhe emigracion kudo: në Amerikë, Kanada, Angli, e në vende të tjera të BE-së. Ajo që është më e rëndësishme, evidentohet qartë se këta njerëz, pavarësisht se kanë ikur, nuk e kanë harruar vendlindjen e tyre, kanë menduar të bëjnë investime në vendlindjen e tyre, të rikthehen, siç është rasti i futbollistit tonë të Kombëtares, djalë i kësaj treve, që na ka bërë të gjithëve krenarë”.

Një tjetër çështje, ndaj së cilës Presidenti Begaj kushtoi rëndësi, ishte bashkëpunimi me Malin e Zi dhe faktorin shqiptar atje:
“Patjetër që ne duhet të zhvillojmë marrëdhëniet ndërkufitare. Komuniteti shqiptar atje është faktor i rëndësishëm në stabilitetin dhe shtetformimin e Malit të Zi. Faktori shqiptar asnjëherë nuk e ndërron ëndrrën dhe aspiratën Euroatlantike”.

Pjesë nga fjala e Presidentit Begaj me intelektualë në Malësinë e Madhe

E zgjodha jo pa qëllim vizitën time të përkojë me këtë datë historike të nesërme, me një nga ngjarjet me të rëndësishme jo vetëm për Malësinë e Madhe, por për të gjithë kombin shqiptar.

Më 6 prill 1911 u ringrit flamuri i Skënderbeut, dhe patjetër e padyshim, memorandumi i mëpasshëm, drejtuar të gjitha fuqive të huaja, për moscopëzimin e Shqipërisë, ishte një ngjarje patriotike.

Mendoj se vizita ime është pak e vonuar në Malësinë e Madhe. Duhet të kisha ardhur më shpejt.

Për mua është shumë me vlerë takimi me qytetarët, dëgjimi i tyre, dhe patjetër që të mbaj edhe shënime. Siç tha profesori, i cili foli me mendje dhe zemër, po ju them se sot flas edhe me shpirt, se jam njëri nga ju, pavarësisht detyrës që mbaj. Pavarësisht se çfarë detyrash kemi pasur apo bëjmë, duhet secili nga ne të mendojë për vendin, për të ardhmen e fëmijëve tanë, të cilën duhet t’jua bëjmë më të mirë këtu ku është vendlindja e tyre. Dhe ku më mirë se këtu mund të shprehet kjo gjë, në vendin ku patriotizmi është i jashtëzakonshëm, atdhedashuria po ashtu, bujaria, mikpritja, muzika dhe lahuta, ku kemi liqenin, malin, lumin, kemi gjithçka që ju nevojitet njerëzve për të pasur mirëqenie dhe zhvillim.

Patjetër, është shumë e rëndësishme të evidentojmë vlerat historike e kulturore, të cilat na identifikojnë si komb. Ju identifikoheni me lahutën. Lahuta është jona.Është shumë e rëndësishme që ju ta zhvilloni bërjen e lahutës dhe ta trashëgoni atë të brezi i ri. Po kështu, e rëndësishme është edhe një vlerë tjetër e rëndësishme e kësaj zone, xhubleta.

Me Xhubletën kemi arritur të futemi në historinë botërore. Xhubleta dhe dijebërja janë shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur e trashëguar, për ta bërë brezin e ri të mendojë se sa rëndësi kanë këto vlera.

Malësia e Madhe nuk është imune ndaj gjerave që na rrethojnë. Patjetër që ka largim të rinisë dhe emigracion kudo: në Amerikë, Kanada, Angli, e në vende të tjera të BE-së. Ajo që është më e rëndësishme, evidentohet qartë se këta njerëz, pavarësisht se kanë ikur, nuk e kanë harruar vendlindjen e tyre. Kanë menduar të bëjnë investime në vendlindjen e tyre, të rikthehen, siç është rasti i futbollistit tonë të Kombëtares, djalë i kësaj treve, që na ka bërë të gjithëve krenarë.

Është e rëndësishme të vazhdojmë të promovojmë zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Këtu, përveç bujtinave dhe agroturizmit, të lidhura me fushën, ka një pjesë tjetër shumë të rëndësishme, që është e lidhur me malin.
Pjesa malore juaja është e rëndësishme për këtë emër që ka fituar Shqipëria. Vazhdoni ta zhvilloni. Patjetër që do të keni edhe ndihmë.

Patjetër që ne duhet të zhvillojmë marrëdhëniet ndërkufitare. Komuniteti shqiptar atje është faktor i rëndësishëm në stabilitetin dhe shtetformimin e Malit të Zi. Faktori shqiptar asnjëherë nuk e ndërron ëndrrën dhe aspiratën Euroatlantike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Epoka e re e mësimit përmes Inteligjencës Artificiale, Suapr.Com- revolucioni në arsimin shqiptar…
Artikull pas: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 6 prill 2024…

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025

TË FUNDIT

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • “Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri… 8 November, 2025
  • VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls… 8 November, 2025
  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio… 8 November, 2025
  • Aksident në mes të Shkodrës, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 19- vjeçari… 8 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025
minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra…

ShkodraWeb 9 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.