Dallas McCarver, bodybuilder i famshëm i njohur si “Big Country,” ka ndërruar jetë papritur në moshën 26-vjeçare. E përditshmja angleze “THE SUN” raporton se është mbytur duke ngrënë ushqim. Ai u gjet i pavetëdijshëm natën e së hënës në shtëpinë e tij nga miku i tij Josh Lernartowicz. Në mars të këtij viti McCarver shfaqi disa probleme shëndetsore dhe u rrëzua në skenë ndërsa merrte pjesë në konkrusin 2017 Arnold Classic.
“Big Country” ishte i dashuri i yllit të WWE Dana Brooke.
Brooke ka thënë për TMZ se beson se shkaku i vdekjes është mbytja me ushqim dhe nuk ka shenja keqtrajtimi apo vetvrasjeje.