Rruga “Gjon Shllaku” në qytetin e Shkodrës, është investimi i radhës i Bashkisë në infrastrukturën rrugore. Është një nga lagjet më të vjetra të qytetit, zonë rezidenciale me densitet të lartë banorësh.
Ndërhyrja është e plotë me KUZ, KUB, ujësjellës, sipërfaqe asfaltike, sinjalistike. Fondi limit, me të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, është 2.5 milion lekë.