Banorët e Postribës i janë rikthyer protestave për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm dhe shpërthimeve nga gurorja. Ata kanë bllokuar për disa minuta rrugën para shkollës “Adem Haxhia” ndërkohë që kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për zgjidhjen e kësaj situate.
Kjo nuk është protesta e parë ndërkohë që banorët shprehen se shpërthimet janë rikthyer sërish duke qenë rrezik për banesat e tyre dhe dëmtimin e rezervuarit të ujit të pijshëm. Disa muaj më parë ato kanë bërë një padi edhe në SPAK për këtë çështje, por deri më sot nuk kanë marrë përgjigje.
Ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre.