Në vendin ku u shembën 2 pallate në Thumanë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike bëri homazhe duke vendosur lule për të kujtuar 24 jetët e humbura, 1 muaj pas termetit fatal së 26 nëntorit. Fatmira, banore e Thumanës teksa shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë ndihmuar, kërkoi drejtësi.
“Prokuroria të nisë hetimet. Të zbardhet ngjarja për hir të viktimave dhe familjarët e tyre”.
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi theksoi se shteti duhet të ketë vëmendje ndaj banorëve të prekur nga tërmeti dhe vlerësimi i shtëpive të dëmtuara duhet të jetë rigoroz.
“Nëse do të ishin marrë masa pas tërmetit të 21 shtatorit këtu nuk do të kishim viktima. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur. Ne kemi qenë pranë banorëve”, tha Këlliçi.