![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/11/megi-doci-supergol-2023-1024x536.jpg?x28643)
Megi Doçi është tashmë legjendë e gjallë e futbollit. Pavarësisht se luan në ekipin e Vllaznisë së vajzave, golëshënuese dhe rekordmene ndoshta e pakapshme nga askush, Doçi ka treguar në shumë raste se do të ishte e denjë të luante edhe me ekipet më të mira të djemve, në Shqipëri edhe edhe në Europë.
Kryevepra më e fundit, është goli i shënuar ndaj ekipit të Laçit në Shkodër, realizim që tregon klasin e padiskutueshëm të “vajzës së artë” të futbollit shqiptar.
Pas një krosi nga e djathta prej futbollistes Luçije Gjini, topi ka shkuar në hyrje të zonës së rreptësisë, aty ku Megi Doçi nga një distance prej 14-15 metrash, me shpinë nga porta, ka kërcyer në ajër dhe me rroveshiatë e ka goditur topin duke e dërguar në trekëndësh. Portierja vetëm ka mundur të nxjerrë topin nga rrjeta. Shijojeni këtë mrekulli të Megi Doçit, që ia vlen të shihet e të rishihet.