Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Sot ka nisur puna për gërryerjen, nivelimin e më pas asfaltimin e një prej rrugëve kryesore, siç është ajo pranë Urës Dervishbeg.
Rrugët “Hafiz Sabri Bushati” dhe “Daut Boriçi”, pas ndërhyrjes në rrjetin e kanalizimeve do të asfaltohen plotësisht. I falënderoj banorët e kësaj zone për mirëkuptimin e treguar gjatë punimeve.
Shumë shpejt kjo rrugë do të jetë një tjetër realitet i infrastrukturës në qytet, një standard i ri në të gjitha investimet që po bëjmë së bashku.