Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Shqipëria ndal në Pragë Çekinë, kuqezinjtë i falen një perle të Nedim Bajramit nga jashtë zone…

ShkodraWeb 7 September, 2023
ceki shqiperi 2023

Shqipëria ka marrë një pikë të artë në rrugën për në Euro 2024, teksa barazoi 1-1 në “Pragë”, në “Fortuna Arena”, ndaj Çekisë. Kuqezinjtë e filluan ndeshjen me shumë dëshirë për të sulmuar, teksa në minutat e para Seferi nuk mbërriti dot një top të ardhur nga krahët, ndërsa pak më pas një iniciativë e Cikalleshit nga krahu i majtë, edhe pse offside, shqetësoi jo pak portën kundërshtare.

Djemtë e Sylhavit lëshuan sinjalin e parë serioz në minutë ne 13-të, por gjuajtja e Cerny është tepër e lehtë për Berishën, i cili e kishte të thjeshtë të neutralizonte topin. Kuqezinjtë morën zemër dhe provuan të bënin diçka konkrete në minutën e 26-të, Asani gaboi përballë portierit, arbitri qëtësoi lojtarin shqiptari pasi ishte thjeshtë një pozicion jashtë lojë. Jasir Asani u shfaq protagonist në minutën e 27-të, këtë herë me asist maestral për Cikalleshin, por sulmuesi bëri zgjedhjen e gabuar duke provuar të driblojë portierin. Në fundin e pjesës së parë djemtë e Sylvinhos gabuan në prapavijë, fati ishte me kombëtaren tonë pasi Soucek nuk u tregua i saktë nga një pozicion tejet i favorshëm.

Fraksion i dytë nis me malore për Shqipërinë, Ismajli nuk largoi si duhet një top nga zona, realizoi Provod, me festën që nuk zgjati shumë pasi VAR anuloi golin për pozicion të parregullt. Çekia festoi në të 56-tën, Cerny ndëshkoi Berishën me të majtën, duke çuar sferën pas shpinës së portierit kuqezi.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/09/ceki-shqiperi-gol-cekia-2023.mp4

Nedim Bajrami nuk e kishte thënë fjalën e tij në këtë ndeshje, mesfushori shënon një gol për panoramë 10 minuta më pas, për të “shkundur merimangat” e portës së mbrojtur nga Pavlenka. Një gol që mrekulli Pragën, një gol që elektrizoi stadiumin. Mbrëmje magjike për Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën, të cilët debutuan me Kombëtaren, duke u aktivizuar në pjesën e dytë.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/09/ceki-shqiperi-gol-bajrami-2023.mp4

Kështu, grupi E kryesohet nga Çekia me 8 pikë, ndërsa Shqipëria ka një pikë më pak dhe renditet në vendin e dytë. Polonia rikthehet te fitorja, një triumf 2-0 për vendin e 3-të dhe 6 pikë të grumbulluara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO – Fondi Shqiptar i Zhvillimit takim në kryeqendrën e Veriut, diskutohet për programin e zhvillimit Shkodrës
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 8 shtator 2023…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.