VIDEO – “Shpresoj që të na vizitosh kur të jesh totalisht e lirë”, Rama përcjell Merkel deri tek avioni në Rinas

Pas një vizite disa orëshe në Tiranë, kancelarja gjermane Angela Merkel është larguar nga Shqipëria. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili e ka përcjellë në aeroportin e Rinasit, ndërsa ka publikuar edhe pamjet.

Në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare shkruan: Mirupafshim dhe faleminderit Angela Merkel. Ndërsa para nisjes dy liderët kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër.


Në pamjet që vetë Rama ka publikuar dëgjohet që kancelarja Merkel t’i thotë kryeministrit: “Mirupafshim dhe shihemi në Lubjanë”. Ndërsa nga ana e tij, Rama i thotë: “Shpresoj që të na vizitosh kur te jesh totalisht e lirë”