“Shkarkoni gjyqtarët nga Veriu, u zgjas mandatin”, akuza e fortë e gazetarit për premtimin për antarët KPK- së…

Gazetari Basir Çollaku ka hedhur akuza të forta ndaj procesit të vettingut dhe institucionit të KPK-së. Çollaku shkruan në Facebook, se “shkëlqesitë e tyre amerikane” u ka dhënë garancinë dhe premtimin se do të ju zgjasë mandatin nëse do të shkarkojnë sa më shumë prokurorë dhe gjyqtarë nga veriu.

Reagimi i Basir Çollakut:


Burime të besueshme nga KPK, bëjnë me dije se shkëlqesitë e tyre amerikane, u kane ofruar garanci për zgjatje mandati deri ne fundvitin 2024. Përveç kësaj kane marre ofertë qe ne mbyllje te mandatit ata do kenë statusin e anëtarit te Gjykatës se Apelit Tirane ose Administratives nen drejtimin e Dvoranit.

Te gjithë këtë bereqet anëtaret e KPK do e përfitojnë nëse ata shkarkojnë sa me shume gjyqtare e prokurore nga trevat e veriut … sipas merakut Soros. Sepse te pabindurit vijnë nga bjeshkët. E kjo lyp ndryshime kushtetuese, te cilat duan dhe votën e opozitës!!!